Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur nga ligjvënësit në Kuvend, duke iu referuar termave denigrues ndaj grave dhe vajzave deputete, pa përmendur emra konkretë.
Kim shprehet se kjo gjuhë është e papranueshme dhe udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin nga foltorja e Kuvendit.
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kishim planifikuar për të thënë më datë 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore):
Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim. /Abcnews.al