Yuri Kim apel amerikanë në Shqipëri: Kthehuni në ShBA sa më parë

21:59 | 26/03/202021:590

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim këtë të enjte u ka bërë një thirrje të veçantë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqioëri që të kthehen mënjeherë në pa u anuluar të gjitha fluturimet.

Përmes në videomesazhi në profilin e saj në rrjetet sociale ajo shprehet se për të gjithë ata që nuk kanë planifikuar të qëndrojnë në Shqipëri për një kohë të gjatë, të kthehen në ShBA pa u mbyllur përfundimisht kufijtë.

Ambassador Kim's Message to U.S. Citizens still in Albania

🇺🇸 | Ambassador Kim has an important message for U.S. citizens in Albania.🇦🇱 | Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri.

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. März 2020

“Ndërsa vijojmë luftën kundër koronavirusit, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Pompeo e kanë bërë të qartë se prioriteti kryesor i Ambasadave dhe Konsullatave amerikane në të gjithë botën është të mbrojmë dhe të mbështesim qytetarët tanë. Ne nxisim dhe njëherë që të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në ShBA përveç rasteve kur keni planifikuar për të qëndruar gjatë. Dua që të kuptoni se duhet të ktheheni tani në ShBA përpara se të mbyllen të gjitha kufijtë dhe mundësia e fluturimeve. Të gjitha kufijtë tokësorë shqiptare tashmë janë mbyllur. Për momentin ka vetëm një fluturim komercial që niset nga Shqipëria në Stamboll nga ku mund të merrni fluturime për në ShBA. Nëse jeni një qytetar amerikan që nuk kërkon të qëndrojë më shumë në Shqipëri ju lutem të kontaktoni menjëherë me Air Albania që të prisni një biletë”, është shprehur Kim./abcnews.a

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono