Yura Corporation çel investimin në Shqipëri, Rama: Hap 600 vende të reja pune

schedule12:00 - 12 Korrik, 2019

schedule 12:00 - 12 Korrik, 2019

Ka nisur sot në Fier ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane Yura Corporation, për pjesët teknologjike të autoveturave. Kjo kompani do të investojë 13 milionë Euro. në fazën e parë do të hapë 600 vende të reja pune, në të dytën 1100 dhe pritet që deri në fazën e tretë të hapen 4 mijë vende pune.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se sot kemi hyrë në një epokë të re, në tregun e automobilave pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç ëhstë Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.

Kreu i qeverisë theksoi se mes shumë vendesh të Evropës kompania Yura Corporation zgjodhi Shqipërinë dhe Poloninë, falë transformimit të programit të Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh, në një program real investimi.

“Yura ka zgjedhur të çelë një filial në Poloni e Shqipëri mes shumë zgjedhjesh në Evropë. Kemi transformuar programin e Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh në një program real investimi që na sjell përmes Yurës 600 vende të reja pune dhe një fazë të dytë afro 1100, duke synuar që suksesi i këtyre dy fazave të para të na cçojë te një fazë të tretë siç e parasheh kompania për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi në Shqipëri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!