YouTube tashmë do të të kujtojë se ka ardhur koha për gjumë. Ja si ta aktivizosh

schedule05:48 - 25 Maj, 2020

schedule 05:48 - 25 Maj, 2020

Google ka treguar vitet e fundit se i intereson të kujdeset për përdoruesit e tij.Në 2018 YT shtoi mjaft opsione të kundesit të shikuesit si pauzat etj, kësaj radhe do të të kujtojë se duhet të flesh.

Mjafton ta përcakzosh ti vetë se kur i ke oraret e gjumit, qoftë ditën apo natën, dhe nëse koha ka kaluar , YouTube do të të kujtoje se duhet të shkosh në shtrat. Mund të caktosh kur fillon e kur mbaron por edhe ta modifikosh në mënyrë që të mos pengojë shikimin. Përveçse mund ta fikësh tabelën mund edhe ta shtysh kujtuesin deri në 10 minuta.

Për ta aktivizuar futu tek YouTube, shko tek Settings dhe zgjidh “Remind me when it’s time for bed” ose përcakto “Time Watched” për të përcaktuar limitet e tua. Pavarsisht se mund të duket si kundër interesit të vetë kompanisë, Google është e ndërgjgjshme për promblemet serioze që abuzimi me kohën e shpenzuar me teknologjinë mund të krijojë, duke filluar nga mungesa e gjumit deri tek shetësimet mendore më serioze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!