YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA

schedule07:58 - 4 Qershor, 2023

schedule 07:58 - 4 Qershor, 2023

Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim, i marrë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, përbën ndryshim të politikës së zbatuar që disa muaj, shkruan REL.

Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës.

Vendimi ka nisur të zbatohet prej 2 qershorit.

YouTube dhe disa rrjete tjera sociale, janë përballur me presion në rritje, prej zgjedhjeve të vitit 2018, pasi atyre u është kërkuar që ta luftojnë dezinformatën me bazë politike.

Mirëpo YouTube ka thënë se politika e re do të zbatohet për shkak ndryshimit të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!