YouTube do të vendosë reklama në videot tuaja pa paguar asnjë qindarkë

schedule12:07 - 21 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 21 Nëntor, 2020

YouTube ka paralajmëruar se do të fillojë të shfaqë reklama edhe në video të tjera të cilat nuk janë pjesë e programit YouTube Partner pa marrë asnjë qindarkë në këmbim.

Aktualisht, kompania ndan të ardhurat nga krijuesit të cilët janë pjesë e skemës së partneritetit ku shfaq reklama përpara fillimit apo në mes të videos.

Por YouTube do të fillojë të vendosë reklama në disa video nga kanale të cilat nuk janë pjesë e skemës. Kjo do të thotë se YouTube nuk do të ndajë të ardhurat me këtë kategori.

Gjithashtu shikuesit do të shohin akoma më shumë reklama në uebsajt. YouTuber Partner është një program tek i cili duhet të aplikosh për të ndjekur kanalet me mbi 1,000 abonentë dhe 4,000 orë shikime gjatë një viti. l.k/abcnews/al