Young: Do ta lija Interin me sekonda për Watford, nisem në këmbë nga Italia

schedule20:27 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:27 - 8 Tetor, 2020

Futbollisti anësor i Interit, Ashley Young, ka pranuar se do të rikthehej me sekonda te skuadra e tij e parë në karrierë, Watford, madje, do të kishte udhëtuar në këmbë nga Italia në Angli.

“Nëse do të ishte e mundur të kthehesha dhe të luaja te Watford sërish, do të nisesha në këmbë nga Italia. Watford është skuadra ime e parë dhe që më dha mundësinë të bëhesha futbollist profesionist.

Te Watford mësova shumë dhe luajta ashtu siç unë doja, duke më dhuruar lirinë e duhur që të shprehja aftësitë e mia. Kështu që po, do të rikthehesha me sekonda te klubi që më ndihmoi të nis karrierën time”, u shpreh Ashley Young./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!