Ylva Johansson në Lampedusa: Sfida e emigracionit nuk është italiane, por europiane

schedule14:41 - 4 Korrik, 2023

schedule 14:41 - 4 Korrik, 2023

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson ka vizituar ishullin Lampedusa së bashku me ministrin e brendshëm italian Matteo Pieandendozzi.

“Dëshirojmë t’ju themi se sfida e emigracionit nuk është vetëm italiane, por europiane”, tha Johansson.

Italia është vazhdimisht nën një presion të madh dhe këtë vit ai presion është rritur ndjeshëm, me mbi 65,000 emigrantë që kanë mbërritur, shumë prej tyre këtu në Lampedusa.

Vendi juaj po përpiqet ta përballojë në çdo mënyrë këtë fenomen, ka miratuar edhe ligje të reja”, shtoi komisionerja.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piandendozzi, nga ana e tij tha se pika e nxehtë e ishullit nuk do të kthehet në një qendër të përhershme për emigrantët. “Nuk ka zgjidhje çudibërëse për emigracionin. Por ajo që dëshirojmë është që të ketë një menaxhim sa më efektiv të gjithë fenomenit”, nënvizoi ai.

Sipas ministrit të Brendshëm italian, “prioriteti absolut mbetet lufta kundër trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore, që është edhe objektivi kryesor i Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!