“Ylli” spanjoll me “valixhe në duar”, Ferran Torres dëshiron minuta ose largimin nga Barça

schedule12:56 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:56 - 8 Dhjetor, 2023

Filloi të kthehej, në një protagonist, te “katalanasit” e Barcelona këtë sezon, mirëpo gjithçka ka shkuar ters, për “fantazistin” spanjoll, Ferran Torres, i i cili pas rikthimit të Joao Felix në krahun e majtë dhe brazilianit, Raphinha, në krahun e djathtë të sulmit, nuk po gjen mintutazhin e duhrur.

Për këtë arsye, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “Mundo Deportive”, sulmuesi është i hapur për një ndryshim të mundshëm të skuadrës, qoftë si huazim, apo dhe shitje përfundimtare, nga “blaugranat”, kjo për shkak edhe të ardhjes, së talentit, braizlian, Vitor Roque, në merkaton e dimrit.

Ndërkaq, kujtojmë se për Feratn Torres, përveç kontratës, që skadon në vitin 2027, ka edhe një klauzolë prej 1 miliardë euro dhe synon të jetë pjesë e kombëtares spanjolle në “Euro 2024”. Për këtë ai shpreson të luajë në një skuadër, që i garanton vendin e titullarit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!