“Ylli” skocez humb Euro 2024, “fantazisti” i Bologna jashtë fushave për 6 muaj

schedule21:16 - 15 Prill, 2024

schedule 21:16 - 15 Prill, 2024

Leëis Ferguson është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Bologna, me “fantazistin” skocez, që ka dhënë kontributin e tij me 6 gola dhe 4 asistime gjatë këtij edicioni në Serie A, me skuadrën e teknikut Thiago Motta, e cila është pretendente për të siguruar një “biletër’, për në edicionin e radhës, të UEFA Champions League.

Ndeshja e fundit ndaj Monzës 0-0) solli vetëm një pikë për “Kuqeblutë”, mirëpo nuk humbën veç dy pikët, por edhe shërbimet e “yllit” skocez, teksa në minutën e 58’-të, 24-vjeçcari dëmtoi gjurin e djathtë, pas përplasjes me Birnidelli, duke u detyruar të linte fushën e blertë, mes dhimbjeve, vetëm katër minuta më vonë.

Një dëmtim i rëndë ky, që ka sjellë përfundimin e sezonit për 24-vjeçarin, i cili ka humbur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Skocinë e tij, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, mesfushori i avancuar i “Emiljanëve” pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 5-6 mujore. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!