Këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ishte e ftuar sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani. Kjo e fundit, ardhur posaçërisht nga Italia, ndau rrugëtimin e saj në skenat Italiane. Si u ndje ajo teksa preku teatrin e “La Scala”?
“La Scala” është tempulli i muzikës, jo vetëm për mua por për të gjithë këngëtarët e muzikës operistike. Për një të ri, mënyra më e thjeshtë për të hyrë në teatrin e ‘La Scalës’ është nëpërmjet akadamisë sepse pa dyshim aty këndojnë vetëm yjet, këngëtarë që janë më të famshëm dhe më të mirët sot për sot”, tha ajo.
A është ndjerë e paragjykuar në rrugën për të realizuar ëndrrën e saj në tempullin e muzikës klasike? “Të këndosh vetëm një herë nuk e ndjen shumë, por të studiosh aty (unë kam studjuar për dy vite) nga pak edhe e ndjen. Nuk do thoja që janë rracist, por do thoja që preferojnë italianët”, tha Kamani.
E pyetur nga Ermali se sa tampone i është dashur të bëj për arsye të jetës artistike , ajo me shaka se mund të bënte edhe koleksion me to, janë pafund. Enkeleda shtoi se shpreson që të normalizohet jeta dhe të fillojnë aktivitetet me publik, pasi pa ta, ndjesia nuk është e njëjtë. /abcnews.al