Ylli shqiptar i Kombëtares dhe Interit/ Kristjan Asllani: Evropiani, ëndërr për ne. Nga Calhanoglu kam mësuar shumë

schedule09:52 - 10 Prill, 2024

schedule 09:52 - 10 Prill, 2024

Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar që luan me Interin, dha një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se ndihet i lumtur që është pjesë e skuadrës italiane.

“E kam thënë dhe do ta vazhdoj ta them që për mua nuk ka më mirë se te Interi. Ka shumë kampionë, më ndihmojnë përditë. Kam dy vite te interi. Kam hyrë 100 përqind në grup. Lojtarët i dua dhe më duan. Për mua është një ëndërr.”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te kombëtarja dhe kualifikimi për në Evropian, Asllani tha se pavarësisht faktit se kanë rënë në një grup të vështirë, është një shans që duhet provuar.

“Të shkosh në evropian dhe të luash me ekipet më të forta është gjëja më e bukur. E kemi një shans, ta provojmë sepse e dimë që është e vështirë. Kur kam parë grupin, thashë njëherë që jemi në evropian dhe na doli ky grupi. Por janë dhe ndeshje të veçanta. Ne do ta provojmë që në ndeshjen e parë të bëjmë ndonjë surprizë. “, tha futbollisti.

Për të, Hakan Calhanoglu është një idhull, nga i cili ka mësuar shumë.

“Shkoj shumë me Frattesin, Lautaron, shkoj shumë mirë me të gjithë por me këta kam më shumë raport. Hakan mua më ka marrë shumë afër vetes, më ka folur sa herë dhe në ndeshjet që nuk ishte më shkruante para. Për mua ai është një idhull për mua. Unë po mësoj nga ai, nga një lojtar që ka shumë eksperiencë dhe dua të vazhdoj të mësoj akoma më shumë”, tha Kristjani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!