Ylli Rakipi: Ky është fati që pret Vangjush Dakon

schedule21:15 - 7 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 7 Qershor, 2019

I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”. Gazetari nga ana tjetër ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku është shprehur se Rama, është ai i cili për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët. Ku ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizim se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?!  Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!