Ylli me famë botërore publikon këngën e artistit shqiptar, videoja bëhet virale

schedule10:42 - 26 Shkurt, 2022

schedule 10:42 - 26 Shkurt, 2022

Sulmet e forcave ushtarake ruse në Ukrainë ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Personazhe të njohur por jo vetëm kanë shprehur indinjatën për atë që po ndodh përmes rrjeteve sociale. Mes shumë videove virale, njëra me dy ushtarë ukrainas që takohen me të dashurat e tyre, ka prekur shumë njerëz.

Videoja është shoqëruar me këngën e Ylli Limanit “Vonë”, një baladë prekëse. Mes shumë personave që e kanë shpërndarë këtë video është dhe Kourtney Kardashian. Ky detaj gjithashtu nuk i ka shpëtuar as Yllit dhe fansave të tij. Ai ripostoi në profilin e tij një story që postimit që bëri ylli me famë botërore.

 

/abcnews.al