“Erdhe dhe qëndrove shkurt në jetën time”, Ylli Limani i dedikon album vajzës që i ka thyer zemrën

schedule19:26 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:26 - 1 Dhjetor, 2021

Ylli Limani ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e tij. Me 5 Dhjetor publikohet mini albumi me titull “Lshoja zanin”. Përmban 5 këngë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”. Artisti ka treguar se i dedikohet një vajze me të cilën ka qenë në një lidhje dashurie.

Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe. Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë.

Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë & orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trent.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikojë. Je ajo që erdhe e ndenje shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.”, ka shkruar Ylli. /abcnews.al