Ylli Limani është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për detaje nga jeta e tij. Mirëpo, së fundmi, këngëtari ka folur për fillimet e karrierës së tij.
Ylli ka thënë për Rudina Magjistarin se asokohe vishej skandal, por tani ka filluar t’i kushtojë më shumë rëndësi pamjes së jashtme.
“Futu tek paraqitjet e mia ose klipet e mia dhe e sheh një tmerr”, u shpreh artisti.
Këngëtari shtoi se tani konsultohet vazhdimisht me stilistin e njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Sa i përket muzikës, ai ka disa ditë që ka publikuar këngën me Noizyn, “Alcohol”, e cila ka rezultuar një hit i vërtetë./abcnews.al