Është zbuluar edhe gjinia e foshnjës së Kıvanç Tatlıtug dhe Başak Dizer. Sipas mediave turke, aktori turk dhe bashkëshortja e tij, janë në pritje të një djali. Duke konfirmuar lajmin e shtatzënisë, Dizer tha: “Po, është e vërtetë, faleminderit shumë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur.”
Në një deklaratë të bërë një ditë më parë, aktori tha: “Jemi shumë të lumtur. Fillimisht, falenderojmë të gjithë ata që ndanë këtë ndjenjë të bukur. Është një ndjenjë shumë e bukur, jemi shumë të lumtur. Ne jemi të rinj në këtë proces, nuk kemi menduar ende për një emër.“, tha aktori.
/abcnews.al