Ylli i ri i futbollit portugez, Porto e “blindon” me rinovim dhe klauzolë rekord

schedule13:44 - 23 Nëntor, 2019

schedule 13:44 - 23 Nëntor, 2019

Futbolli portugez prodhon gjithmonë talente dhe emri i fundit që po i mahnit të gjithë është Fabio Silva. 17-vjeçari aktivizohet në sulm dhe këtë sezon ka kaluar në ekipin e parë. Deri tani ka shënuar një gol në kampionat, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Portos.

Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe “Dragonjtë e Oportos” kanë vendosur ta “blindojnë” yllin e ri. Drejtuesit e klubit i kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Ajo që bie në sy është klauzola e shitjes së tij.

125 milionë euro duhen derdhur në arkat e Portos për të siguruar shërbimet e Silvës, teksa më parë mjaftonin vetëm 25 milionë euro. Kjo është klauzola më e shtrenjtë në historinë e futbollit luzitan. Atletico Madrid, Juventus dhe Real Madrid interesohen për adoleshentin, por lëvizja e fundit e klubit portugez ua ka vështirësuar blerjen e talentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!