“Doja një këngë moderne dhe që identifikon Shqipërinë time”, mediat italiane shkruajnë për Ronela Hajatin

schedule16:24 - 2 Maj, 2022

schedule 16:24 - 2 Maj, 2022

Mediat italiane kanë shkruar për Ronela Hajatin, e cila ka mbërritur prej pak ditësh në Torino ku do të mbahet dhe Eurovision 2022. Ronela ka qenë e para që ka mbërritur në Torino, e cila do të hapë gjysmëfinalen e parë me 10 Maj ndërsa shpreson që të arrijë në mbrëmjen e 14 majit.

“Mamaja ime mori biletë vetëm për finalen, nuk rri dot kaq shumë ditë”, është shprehur këngëtarja. E pyetur për pjesëmarrësit e tjerë në festival, ajo tha: “Nuk e di kush do të fitojë. Nuk bëj dot asnjë parashikim, ka shumë këngë të bukura nga shumë artistë të këndshëm”, rrëfen Ronela.

“Shumë prej tyre i kam takuar në shkurt në disa festa që janë organizuar. Ne jemi të njohur.”, shton ajo. Ndërsa Niko Komani, i cili ka punuar për veshjet e Ronelës thekson për median italiane: “Shumë seksi, siç mund të ishte Christina Aguilera për çmimet MTV…”

Ronela është shprehur se Eurovision është një ëndërr që po e sheh të bëhet realitet. Tani që është atje, prioriteti i Ronelës është të bëjë performancën më të mirë. Por ajo po synon gjithashtu të shfaqë një anë disi të ndryshme të Shqipërisë së saj nga ajo që është parë në skenën e Eurovizionit gjatë këtyre viteve të fundit.

“Së pari, ajo që është e ndryshme është se unë nuk po sjell një baladë, të cilën Shqipëria e sillte në garë prej shumë vitesh. Ishin balada të bukura, nga këngëtarë me zë të bukur. Por mendoj se po sjell një stil më modern. Ideja ishte e imja.

Unë e shkrova këngën dhe ideja ime ishte të prezantoj një këngë moderne që ende arrin të identifikojë vendin tim, Shqipërinë. Kam projektuar performancën, shfaqjen skenike dhe videon. Dhe është videoklipi që zbulon një sekret të parë, i dyti do të jetë në skenë me performancën.

Fakti që është shumë e larmishme mendoj se është arsyeja pse njerëzit e pëlqejnë këngën. Dhe ky është pikërisht qëllimi i një artisti: të kënaqë audiencën. Dhe ky është qëllimi im. Ne jemi shërbëtorë të popullit.”, tha Ronela.

Kujtojmë që ditën e djeshme, organizatorët e Eurovision fshinë foton e Ronelës nga Instagrami, pasi kërcimi është cilësuar si shumë provokues. Thuhet se këngëtares i është kërkuar që të ndryshojë koreografinë megjithëse ende nuk ka një konfimim zyrtar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!