Ylli i Kosovës humb ndjenjat në fushë, dërgohet urgjent në spital

schedule17:18 - 24 Tetor, 2021

schedule 17:18 - 24 Tetor, 2021

Sulmuesi Kosovar, Astrit Selmani ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen  e ekipit të tij Hammarby kundër Ostensunds ditën e sotme.

Sulmuesi i cili luante titullar mori një goditje të fortë me bërryl nga kundërshtati në minutën e 40 te ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve që 24 vjeçarit t’i kthehej vetëdija ku më pas u dërgua në spital.

Astrit Selmani i humbi ndjenjat për disa sekionda gjatë një përplasjeje në ndeshjen kundër Ostersund që po zhvillohet momentalisht. Përvec vetullës së carë, ai mund të ketë përjetuar edhe tronditje në kokë. Astriti është duke u dërguar në spital tani për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Hammarby. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!