Ylli i kinemasë italiane, Sophia Loren shfaqet si rrallëherë me familjen e saj

schedule22:34 - 11 Tetor, 2022

schedule 22:34 - 11 Tetor, 2022

Sophia Loren gjithmonë ka ditur të tërheq vëmendje.  Ajo ktheu edhe një herë kokat e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit në Milano, me rastin e hapjes së restorantit të saj të ri.

Vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 88-të, aktorja mahniti me një kombinim të bardhë të përbërë nga një kostum dhe bluzë e ngjashme, duke e kompletuar look-un e saj me një gjerdan dhe një palë vathë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vintage Icons (@vintageic0ns_)

Aktorja u shfaq me djalin e saj, Carlo dhe dy nipërit e saj, Vittoria dhe Beatrice, ndërsa njerëzit e përshëndetën dhe brohoritnin emrin e saj. Loren është një nga aktoret më të njohura italiane, një yll i vërtetë i kinematografisë botërore dhe sot e kësaj dite ajo është ende e dashur për publikun.

Ajo tha në një intervistë të mëparshme se “ndonjëherë kur them se jam 86, nuk e besoj. Ndihem 20”. Aktorja mundohet të shijojë çdo moment, madje edhe duke ngrënë një copë çokollatë, duke mos humbur rastin për të komunikuar me familjen e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!