Në moshën 61 vjeçare Sharon Stone është gjithnjë tërheqëse, por me sa duket ka probleme për të gjetur shpirtin binjak. Aktorja është regjistruar në Bumble, një faqe online për takime mes personave të vetmuar, por diçka nuk shkoi si duhet. Shumë përdorues sinjalizuan profilin e saj duke menduar se ishte i rremë dhe kështu Sharon e gjeti veten të bllokuar. Për të thënë të vërtetën, aktorja shkruajti një mesazh në profilin e saj në Twitter duke konfirmuar se ai në faqen e takimeve ishte profili i saj i vërtetë.
“U regjistrova në Bumble por më bllokuan profilin. E kuptova kur shkova të kontrolloja listën e takimeve. Disa përdorues shkruanin se profile im ishte i rremë. Ej Bumble, po më përjashton? Mos më lër jashtë mundësive”, shkruan aktorja në “Twitter”.
Por profili i saj mbetet ende i bllokuar dhe përgjegjësit e faqes nuk i janë përgjigjur mesazhit në Twitter. Aktorja do e kalojë vetëm natën e ndërrimit të viteve?/abcnews.al