Anne Hathaway ka habitur me deklaratën e bërë së fundmi për emrin e saj. Në një intervistë në emisionin “Jimmy Fallon Show”, aktorja hollivudiane u shpreh se nuk i pëlqen që njerëzit t’i drejtohen me emrin e saj dhe se i vetmi person që i thërret Anne është nëna e saj kur është e zemëruar.
“Më thërrisni Annie, të gjithë. Të gjithë, më thirrni Annie, ju lutem ”, u shpreh aktorja, duke shtuar: “Personi i vetëm që më thërret Anne është nëna ime dhe ajo e bën këtë gjë kur është shumë e nevrikosur me mua. Kështu që sa herë dal në publik dhe dikush më thërret me emrin tim, më duket sikur do më bërtasin”.
Duke iu referuar reklamës së saj të parë në moshën 14-vjeçare kur ajo thotë se iu tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i ngelej emri “Anne”. “Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H, njerëzit më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, shtoi më tej aktorja. /abcnews.al/