Emma Watson ka ndezur thashethemet se mund të jetë fejuar pasi u fotografua me një unazë në gisht. Ylli i Harry Potter u pa duke përqafuar të dashurin, Leo Robinton ndërsa po ktheheshin nga një udhëtim në Meksikë.
Thashethemet në lidhje me dyshen kanë bërë xhiron e rrjetit që prej kohësh, pasi është raportuar se aktorja e ka prezantuar Leon me prindërit e saj avokatë. Aktorja 30-vjeçare ka qenë në një lidhje me biznesmenin Robinton që prej vitit 2018. /abcnews.al