Ylli i grupit BTS fillon shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

schedule16:46 - 22 Shtator, 2023

schedule 16:46 - 22 Shtator, 2023

Ylli koreano-jugor Suga, anëtar i grupit fenomenal BTS, ka filluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, konfirmoi ai në rrjetet sociale.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Min Yoon-gi, është anëtari i tretë i grupit që fillon shërbimin ushtarak, pas Jin dhe J-Hope.

“Do ta kryej me besnikëri detyrën time dhe do të kthehem”, ka postuar ai në internet.

Duke qenë se Koreja e Jugut është ende teknikisht në luftë me Korenë e Veriut, të gjithë burrat e aftë duhet të shërbejnë në ushtri deri kur të mbushin 28 vjeç.

Për një kohë të gjatë, u përfol se qeveria mund t’i lejonte anëtarët e BTS të anashkalonin shërbimin, mbi bazën që ata tashmë i kishin shërbyer vendit të tyre duke sjellë miliarda dollarë, dhe do të ishte më e dobishme t’i lejonte ata të vazhdonin të debutonin. Por tetorin e kaluar, të 7 anëtarët njoftuan se të gjithë po planifikonin të regjistroheshin, Jin, si më i madhi i grupit, filloi i pari. Ai filloi shërbimin e tij në dhjetor, 2022.

“Suga, megjithatë, sipas raporteve mjekësore nuk mund të kryejë detyrat ushtarake por do të shërbejë si agjent i shërbimit social”, tha agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.

Në një postim në platformën e mediave sociale WeVerse, Suga i ka dërguar një mesazh fansave të tij.

“Kam arritur të arrij deri këtu falë jush. Dhe ka ardhur koha të shkoj. Kini kujdes nga moti i ftohtë i vjeshtës. Qëndroni të shëndetshëm dhe shihemi të gjithë në 2025”, ka shkruar ai.

Lajmi për fillimin e shërbimit ushtarak të Suga-s vjen menjëherë pasi u konfirmua se të 7 anëtarët e BTS kishin rinovuar kontratat e tyre me agjencinë K-pop Big Hit Music.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!