Bayern Munich po vendos bazat e të ardhmes dhe rinovimet e kontratave me titullarët e rëndësishëm janë mjaft të rëndësishme.
Me Joshua Kimmich është arritur marrëveshja për të rinovuar dhe së shpejti pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar i kampionëve të Gjermanisë.
Lajmi i mirë është arritja e marrëveshjes me Leon Goretzka. Mesfushori gjerman kishte kërkesa të larta financiare dhe në një moment bisedimet ngecën.
Gjithsesi tratativat rifilluan dhe tani ka një marrëveshje për një kontratë deri më 2025. Kështu shpresat e Manchester United dhe Real Madrid veniten. / abcnews.al