Ylli i “Friends”, Matthew Perry dhe historia dramatike e jetës, beteja me drogën dhe alkoolin

schedule17:47 - 29 Tetor, 2023

schedule 17:47 - 29 Tetor, 2023

Ylli i “Friends” ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, të shtunën. Matthew Perry gjatë viteve të fundit pati vazhdimisht vështirësi në jetën e tij edhe për shkak të problemeve me alkoolin dhe lëndëve narkotike. Atij iu desh të hynte në rehabilitim 15 herë duke shpenzuar 9 milionë dollarë, në betejën për të hequr dorë nga droga dhe nga alkooli. Sipas raportimeve u bë me dije se në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë drogë dhe nuk kishte shenja kriminale.

Sipas burimeve policore, u raportuar për “arrest kardiak”. Më herët Perry kishte folur për betejën dhe varësinë nga droga e alkooli në autobiografinë e tij që u publikua në nëntorin e kaluar.

Në vitin 2009 ai i shpëtoi  vdekjes për shkak të një mbidoze. Vetëm dy vite më vonë ishte sërish pranë vdekjes ku u shtrua në një klinikë rehabilitimi në Zvicër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!