Ylli i Davidit pikturohet në disa ndërtesa në Paris, autoritetet nisin hetimet për kapjen e autorëve

schedule16:16 - 31 Tetor, 2023

schedule 16:16 - 31 Tetor, 2023

Prokuria Publike e Parisit urdhëroi një hetim pasi në disa ndërtesa të “qytetit të dritës”, persona të panjohur kanë pikturuar në agim Yllin e Davidit, simbol i fesë hebraike dhe shtetit të Izraelit.

Rreth 60 yjet e Davidit u vizatuan me bojë blu në shumë fasada ndërtesash në lagjen e 14-të në kryeqytetin francez, pohoi sot një gazetar i AFP-së.

Kjo vepër dënohet me dënim maksimal prej katër vitesh burg dhe 30 mijë euro gjobë, siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”.

Në një mesazh përmes Twitter, kryetarja e qarkut të 14-të, Karin Petit denoncoi simbolet në ndërtesat pariziane si “akte antisemite dhe raciste” që duan të mbjellin panik.

“Antisemitizmi ka përmbytur rrugët tona. Autorët duhet të gjenden dhe të dënohen”, ka theksuar Peti. “Ky akt të kujton procedurat e viteve 1930 dhe Luftës së Dytë Botërore që çuan në shfarosjen e miliona hebrenjve”, shtoi ajo.

“Është e qartë se mes njerëzve që e bënë atë ka një dëshirë për të terrorizuar,” tha për AFP presidenti i Unionit të Studentëve Hebrenj të Francës (UEJF) Samuel Lezouier.

Të dhënat nga Prokuroria e Parisit, të cituara nga rrjeti televiziv francez “BFMTV”, është urdhëruar një hetim për dëmtimin e pasurisë së të tretëve, në bazë të origjinës, racës, përkatësisë etnike apo fetare.

“U zgjova me turp këtë mëngjes. Ky nuk është vetëm symbol por është fyerje për historinë, për Republikën”, tha një banor i zonës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!