Ylli i “Batman” rezulton pozitiv me Covid-19, ndërpriten xhirimet e filmit

schedule21:23 - 3 Shtator, 2020

schedule 21:23 - 3 Shtator, 2020

Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Për këtë arsye, janë ndërprerë dhe xhirimet e filmit “The Batman”. Aktori 34-vjeçar, i cili po luan në rolin kryesor, sapo kishte rinisur xhirimet pas gati gjashtë muaj pezullim për shkak të pandemisë.

“Një anëtar i filmit Batman ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe po izolohet në përputhje me protokollet e vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht. “, tha një zëdhënës i Warner Bros për Vanity Fair.

Batman' star Robert Pattinson tests positive for COVID-19: report – I Know Here

“Të gjithëve na është thënë të qëndrojmë dhe të presim deri në një njoftim të dytë, që të rikthehemi për të xhiruar për të paktën dy javë.’, tha një anëtar i ekuipazhit.

“Batman”, i cili do të dalë në treg në tetor të vitit 2021, kishte rifilluar xhirimet në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë para kësaj ndërprerjeje të fundit. /xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!