Ylli i Barcelonës shkeli rregullat: Izolim, test dhe gjobë e pashmangshme

schedule09:48 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:48 - 11 Qershor, 2020

Nelson Semedo zor se do t’i shpëtojë gjobës, pas shkeljes së rregullave të autoriteteve shtetërore spanjolle, si dhe të La Liga. Mbrojtësi portugez ka marrë pjesë në një festë, ku ishin të pranishëm më shumë se 20 persona.

Pa maska dhe zero distancë, një shkelje që Barcelona nuk e do tolerojë. Semedo ishte në Castelldefels, jashtë Barcelonës dhe rregullat nuk lejojnë grumbullime të më shumë se 15 personave në atë zonë.

Ky udhëzim i autoriteteve nuk u respektuar nga portugezi dhe të pranishmit e tjerë në festë.  La Liga kishte rekomanduar që futbollistët të shmangin kontaktet me njerëz të tjerë, por Semedo ka menduar ndryshe dhe ftesës për të festuar nuk i ka thënë jo.

Lojtari kishte marrë pjesë në festë pa lejen e klubit, që tani duhet të vendosë në lidhje me masën disiplinore që do të marrë ndaj tij. Ndërkohë ka edhe lajme të tjera që thonë se Semedo të izolohet dhe do t’i bëhet një test tjetër, për të parë nëse është infektuar me COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!