Ylli i Barcelonës drejt rinovimit, pengesë për firmën bëhet Coronavirusi

schedule13:58 - 27 Mars, 2020

schedule 13:58 - 27 Mars, 2020

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, do të vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë. Gjermani është shumë pranë rinovimit të kontratës me katalanasit dhe mesa duket në ditët në vijim do të vijë dhe zyrtarizimi.

Në fakt ka disa kohë që agjenti i Ter Stegen është në bisedime me drejtuesit e Barcelonës, por duke parë dhe situatën e vështirë që Spanja dhe jo vetëm po kalon, firma është shtyrë disi. Duke respektuar dhe masat e mara për parandalimin e Covid-19, takimi është shtyrë për disa ditë.

Paraqitjet e portierit të kombëtares gjermane kanë qenë fantastike me fanellën e Barçës, ku shpesh herë ka qenë ai heroi i ekipit. Nga kontrata e re pritet të ketë dhe një rritje në pagën e Andres. Në mediat spanjolle flitet se Barcelona i ka ofruar rinovimin për katër ose pesë vitet të tjera. Gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim. /abcnews.al