Ylli Doci: Besimtarët do të shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në liqenin e Zjarrtë

schedule18:43 - 7 Korrik, 2020

schedule 18:43 - 7 Korrik, 2020

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat tronditi mbarë opinionin publik.

Tre gra të familjes Josifi u vetëflijuan, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre .

Ndërkohë vajza tjetër, e mbijetuara e vetme e familjes, Blerta u gjet me shenja jete. Më pas Blerta u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u transferua tek reparti i psikiatrisë.

Kryetari i “Vëllazërisë Ungjillore” dhe pastori  Ylli Doci foli në studion e “ABC News” për vetëflijimin e tre grave të familjes Josifi. Ai u shpreh se ngjarja e rëndë nuk ka as shpjegim logjik, por as edhe teologjik.

“Këmbëngulja për të mbajtur një njeri të vdekur për më shumë se një vit është e pazakonte, e pashpjegueshme për mua. Dëgjova që vajza që vdiq e para kishte vdekur nga uria. Me sa duket kishte synuar të agjëronte dhe nuk e kuptoj mirë lidhjen me ringjalljen. Nuk ka një shpjegim logjik ajo që ato gra kanë bërë dhe nuk ka as shpjegim teologjik. Ringjallja e Jezu Krishtit është diçka tjetër. Jezu Krishti u ringjall sepse ishte i vetmi pa mëkat”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio Doci u shpreh se të gjithë do të ngjallen, sipas tij njerëzit që do të vdesin do të marrin një trup shpirtëror.

“Të gjithë njerëzit, ne që do të vdesim do të marrim trup shpirtëror. Por besimtarët do të shkojnë në jetë të përjetshme, jo besimtarët që nuk kanë mëkate të lara nga Jezusi do t’i marrin me vete mëkatet dhe do të shkojnë në liqenin e Zjarrtë me trupin e tyre shpirtëror. Ky është dallimi”, tha Doci.

Pjesë nga biseda në studio:  

Kur morët vesh për këtë ngjarje folët me pastorin Muça, e pyetët si është kjo histori dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë në publik?

Doci: Familja e tyre është nga Përmeti. Këto vajza shkonin tek kisha në Përmet. Kuptova sot që vetëm vajzat shkonin në Kishë, nëna nuk ishte pjesë e Kishës. Në fillim dëgjova se ishin dëshmitare të Jehovait dhe komunikova me një mikun tim, për të shpjeguar disi situatën. Publikisht dhe teorikisht dokumentet e dëshmitarëve të Jehovait, doktrina nuk e pranon vetëvrasjen. Pra nuk është e drejtë të stigmatizohen.

Babai i tyre ka kaluar një traumë dhe është vetëvrarë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Nëse dikush vet vreten për shkak të vështirësive financiare, traume familjare, është e rëndë, por kur vret veten në emër të Zotit është shumë diskutueshme?

Doci: Janë komplekse faktorët. Ajo që në shohim me traumë edhe vdekja e babait të tyre. Arsyeja pse është e rëndë është se tregon një kontekst psikologjik në të cilën ata njerëz kanë jetuar. Edhe me ardhjen në Tiranë, vetëm dy vajzat kanë shkuar në Kishë, jo nëna. Tek Kisha e Pastor Fitor Muçës.

Kemi dy elementë. Kemi elementin e lidhjes së mamasë me Dëshmitarët e Jehovait dhe vajzave që kanë qenë pjesë e Kishës së Fitor Muçës. Dje është raportuar se Prokuroria do të shohë të gjitha lidhjet e Bashkësive Fetare në këtë çështje. Sa ju takon ju, i druheni gjetjes qe mund të çojnë në diçka që mund të cenojë?

Doci: Jo. Në asnjë mënyrë. Nuk kemi asgjë për të fshehur.

Më tej ai sqaroi: Aryeja pse sot ka demokraci është sepse Protestantizmi u shfaq në skenën e historisë botërore.  Shpëtimi është me anë të besimit,-thotë “Bibla”. Edhe Martin Luther u ngrit kundër sekteve të gabuara. Filloi si një sekt, në kuptimin që u veçua, por një sekt është ai që mbetet misterioz, ku nuk diskutohet. Këto janë sektet.

Kurse Protestantizmi u veçua nga katolicizmi, por nuk mohoi besimin e krishterë, por theksoi aspektin e shpëtimit të besimit. Krishterimi është ai që solli të drejtën e zërit të çdo individi që ka me vete Biblën.

Proselitizmi kuptohet ndryshe. Proselitizmi do të ishte një mënyrë manipuluese, pra detyruese të njerëzve për tu bashkuar me një grup tjetër të cilit i përkasin, kurse Ungjillizimi është përpjekje humanitare.

Është në përgjithësi e vërtetë që njerëzit në situatë krize, trumatike, janë të predispozuar për të hedhur sytë nga një drejtim tjetër.

Këto dy motra që kishin një jetë të traumatizuar, në Tiranë shkojnë në Kishën Ungjillore. Kisha Ungjillore  nuk është se ka një organizim të centralizuar. Ka një lexim strikt të Biblës i fut njerëzit në marrëdhënie personale me Zotin.

Sa ekziston rreziku që një person i traumatizuar dhe me probleme të gjejë të vërtetën dhe të jetë pjesë e një derive sektare a,i vetë?

Doci: Përse është rrezik që një njeri të gjejë të vërtetën?

Këto vajza në emër të vërtetës bënë atë akt?

Doci: Ajo që do të thoja unë është,- ringjallja e Jezu Krishtit nënkupton dashurinë e perëndisë për njeriun mëkatar. Në këtë gjendje të tronditur apo krize. Edhe traumat personale janë rezultat i mëkatit të thellë, të pakuptueshëm nga njeriu.

Kur t’i vjen dhe kupton që ka një perëndi që të do ashtu si ti je, dhe ka ofruar për ty birin e tij, kurbanin, për të larë mëkatin tënd. Që ti të jesh i lirë nga barra e fajit dhe mëkatit. Kur kupton këtë dhe pranon dashurinë e perëndisë

t’i je i përtërirë. Ke hequr barrën e frikës, të mëkatit dhe jeton një jetë të re. Është krishterimi ai që ka sjellë qytetërimin që unë dhe ti jetojmë sot.

Pra në njëfarë mënyrë Kisha Ungjillorë dështoi që t’i japë këtë fillim të ri besimi, familjes Josifi?

Doci: Jo, unë nuk e di nëse ishin vërtet besimtare. Disa miq të mi mendojnë se ishin vërtet besimtarë. Besimtar është një njeri që nuk ka sëmundje mendore. Këto vajza mund të kenë qenë të predispozuara si rezultat i asaj që ka ndodhur. Shëndeti mendor është diçka tjetër nga besimi i tyre.

Ju thoni që ne nuk kemi faj?

Doci: Po sigurisht. Krishterimi njihet që nuk është një kult vëllavrasës apo vetëvrasës. Njihen ato ideologji që kanë në bazën e tyre të tilla probleme.

Sot jemi 30 mijë. Ne biem në sy për shkak se ka qenë një numër tepër i vogël dhe nuk ka pasur traditë Ungjillore. Janë të gjithë të konvertuar. Në këtë kuptim mund të themi që është më befasues, por jo në kuptimin e numrave. Ata që janë bërë Ungjillorë me të vërtetë e kanë kuptuar, nuk vijnë natyrshëm.

Si bëhesh Pastor? Si ndodh që një artis bëhet President i “Vëllazërisë Ungjillorë” shqiptare, një Bashkësi e njohur nga shteti shqiptar?

Doci: Jam marrë me art që në fillore. Besoj që arti më ka hapur sytë për të parë se jetë është më e thëllë. Arti ishte Zot për mua në shkollë të mesme. Në shkollë të lartë u takova me njerëz të çuditshëm që perëndia ekziston. Unë isha atesit. U bëra besimtar sepse kuptova që ka më shumë logjikë që të besosh se ekziston perëndia.

Më kanë bindur, jo thjesht argumentet filozofike. Gur i pakalueshëm për mua ka qenë fakti historik i vdekjes dhe ringjalljes së Jezu Krishtit në Jeruzalem. 

Të gjithë njerëzit që besojnë në Jezu Krishti, ata kanë faljen e mëkateve për shkak të vdekjes së tij. Ai është flijimi për ta.

Kur unë të vdes do të ngjallem?

Doci: Të jem i sinqertë me ty, të gjithë do të ngjallen në kuptimin që do të marrin një trup shpirtëror. Një trup si ai i Jezusit. Të gjithë njerëzit, ne që do të vdesim do të marrim trup shpirtëror. Por besimtarët do të shkojnë në jetë të përjetshme , jo besimtarët që nuk kanë mëkate të lara nga Jezusi do t’i marrin me vete mëkatet dhe do të shkojnë në liqenin e Zjarrtë me trupin e tyre shpirtëror. Ky është dallimi.

Kush do ta lajë mëkatin tim? Për mua është rezusi që unë i besoj. Ti që nuk beson do ta lash vetë, larja është liqeni i Zjarrtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!