Futbolli vazhdon bojkotin, teksa Liga Profesioniste pati një takim ditën e sotme me ministren e Financave. I ngarkuari i qeverisë për negociatat me klubet shqiptare të futbolli, Fidel Ylli ka folur, ku ndër të tjera tha:
“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria. Pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar.
Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë, ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka acaruar situatën deri në këtë gjendje. Tani është zbutur.
Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje“, deklaron Ylli. /abcnews.al