“Yjet” tradhtojnë Milan/ Skuadra kuqezi u mund 1-0 nga Feyenoord në Champions League

schedule12:44 - 13 Shkurt, 2025

schedule 12:44 - 13 Shkurt, 2025

Sa herë që duket se ka ndryshuar, Milan bën dy hapa pas dhe bie sërish në oshilacinet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë këtij sezoni në Serinë A dhe në Champions.Skuadra kuqezi bëri një ndeshje për t’u harruar, duke u mundur 1-0 në fushën e Fejnord në sfidën e parë të paly off.

Nga kjo disfatë nuk shpëton askush nga të besuarit e Conceicao, duke nisur nga portier Menja, fajtor në golin e shpejtë të holandezëve. Paksajo shënoi në minutën e 3 për të zotët e shtëpisë, duke e bërë në ngjitje sfidën për Milan.

Përveç portierit, nën akuzë edhe sulmuesit. Ajko që në fillim u cilësua si “4 të mrekullueshmit” rezultoi një dështim. Leao, Zhoao Feliks, Pulisic dhe Gimenez zhgënjyen me paraqitjen e tyre.
Përveç disa rasteve sporadike, ata nuk e vunë asnjëherë realisht në diskutim avantazhin e Fejnord.

Në këtë mënyrë, skuadra nga Roterdam merr një epërsi të rëndësishme për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “San Siro”. Nga ana tjetër, Milan përballet me një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin, por që do të ishte i pamundur nëse skuadra kuqezi nuk ndryshon qasje. E sigurt është që Conseicao dhe të besurve të tij ju duhet një paraqitje krejt ndryshe nga ajo e Roterdam./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!