Shqiptarët që po shkëlqejnë në Turqi janë të shumtë. Në ligën e dytë këtë javë u vlerësua portieri Gentian Selmani, i cili u përfshi në formacionin më të mirë të javës prej pritjeve të bëra me fanellën e Boluspor.
Një tjetër lojtar është përfshirë në formacionin e yjeve në kampionatin turk, madje në elitë. Bëhet fjalë për mesfushorin Endri Çekiçi, i cili ishte titullar me Ankaragucu duelin e fundit kundër Genclerbirligi.
Pogradecari ishte protagonist te goli i dytë i skuadrës së tij, pasi topi i goditur prej tij dhe më pas i devijuar nga portieri, shkoi në këmbën e lojtarit kundërshtar që shënoi autogolin vendimtar. / abcnews.al