Një numër i madh personazhesh të njohur nga bota e filmit dhe televizionit, duke përfshirë Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis dhe dhe Chris Pine kanë vendosur emrin e tyre në një letër që tregon mbështetjen e tyre për Izraelin.
Letra, e cila ka më shumë se 700 nënshkrime, u krijua nga organizata Creative Community for Peace dhe dënon vrasjet masive nga Hamasi.
Në të thuhet: “Ky është terrorizëm. Gjithçka që po ndodh është e keqe. Nuk ka asnjë justifikim apo racionalizim për veprimet e Hamasit.
Këto janë akte barbare të terrorizmit që duhet të thirren nga të gjithë. Ata janë një organizatë terroriste, udhëheqësit e së cilës bëjnë thirrje për vrasjen e hebrenjve kudo.”
Gjithashtu u kërkohet personazheve të njohur që të sigurohen që nuk po përdornin platformën e tyre për të ndarë informacione të gabuara rreth ngjarjeve që kanë ndodhur javën e fundit.
“Ne shpresojmë për ditën kur izraelitët dhe palestinezët të mund të jetojnë krah për krah në paqe.
Ne shpresojmë për ditën kur izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në paqe”, përmbyllet letra./abcnews.al