Yjet e Hollivudit mblodhën 12 milionë dollarë për fëmijët që jetojnë në varfëri

schedule17:48 - 13 Nëntor, 2023

schedule 17:48 - 13 Nëntor, 2023

Një event me pjesëmarrjen e shumë yjeve dhe me ndihmën e Julie Bowen dhe Zooey Deschanel mblodhi 12 milionë dollarë, ndër të cilat modelja Miranda Kerr dhuroi 1 milion dollarë.

Një mori personazhesh të famshëm morën pjesë në festën e sivjetme Baby2Baby të mbajtur në Kaliforni. Mes tyre Kim Kardashian, modelja Hailey Bieber, aktorja Olivia Wilde dhe Jessica Alba. Qëllimi i aktivitetit vjetor të bamirësisë ishte mbledhja e parave për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Salma Hayek Pinault mori çmimin nderi “Giving Tree” për nder të fondacionit të saj, i cili ndihmon gratë dhe fëmijët e dhunuar në Meksikë.

“Nuk mund t’ju them se sa e emocionuar jam që jam në këtë natë shumë të veçantë. Unë jam një mbështetëse e vendosur e kësaj organizate. E respektoj shumë”, tha aktorja në skenën e Qendrës së Dizajnit Pacific dhe vazhdoi: “Ne kemi një përgjegjësi. Është shpresa jonë. Dhe kur flasim për gjërat thelbësore, dinjiteti është thelbësor”.

Që nga fillimi i saj, organizata jofitimprurëse ka shpërndarë më shumë se 375 milionë artikuj thelbësorë, duke përfshirë pelenat, ushqimin për fëmijë, veshjet dhe krevat fëmijësh, për fëmijët që jetojnë në varfëri në të gjithë vendin./abcnews.al