Po kthehet e kaluara e lavdishme.
Barcelona mund të ketë momente krize, por gjithsesi ka një veçanti me të cilën shkëlqen në të gjithë botën, dhe kjo vjen nga Akademia.
Pasi Mark Guiu shënoi ndaj Bilbaos, dhe u bë lojtari më i ri që debuton me gol në La Liga për katalanasit, trajneri Xavi Hernandez pritet t’i japë më shumë hapësirë prodhimit që vjen nga La Masia.
Mark Guiu, 17-vjeçar, besohet se mund të jetë titullar, ndërsa bashkë me të në ekip është Hektor Font, që ishte në ekip edhe ndaj Atletikut.
Përveç tyre, priten edhe dy futbollistë të tjerë të Akademisë. Këta janë Pau Kubarski dhe Aleish Garido, të cilët janë stërvitur me skuadrën e parë “blaugrana”.
Barcelona, që pret Shahtarin ukrainas në orën 18:45, ka probleme për shkak të mungesa të shumta. Xavit nuk i përgjigjen dot në apel, të dëmtuar, lojtarë si Lewandowski, Pedri, Raphinha, De Jong, Kunde dhe Sergi Roberto.
Talentet nga La Masia do të ishin pesë nëse do të mundej të luante Gavi, por mesfushori i ri është i pezulluar.
Katalanasit kryesojnë grupin në Champions me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve, dhe një fitore do t’i afronte edhe më shumë me kualifikimin./h.ll/abcnews.al