Të paktën 78 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Yemenit, Sanaa, pas një rrëmuje e cila nisi në momentin kur po shpërndahej ndihma financiare në Qytetin e Vjetër.
Një deklaratë nga ministria e brendshme, e quajti ngjarjen tragjike dhe e të dhimbshme, duke u shprehur se kjo ishte një ngjarje e rastësishme e parave nga disa tregtarë pa koordimin me Ministrinë e Brendshme dhe pa organizim.
Dëshmitarët akularë, thanë për Associeated Press se rebelët e Houthis qëlluan në ajër në përpjekje për të kontrolluar turmat, por plumbi goditi një tel elektrik që shkaktoi shpërthimin e tij duke shkaktuar më pas panik.
Dëshmitarët thanë po ashtu se paratë që po shpërndaheshin arrinin në 5,000 rijalë jemenas, ose rreth 16 paund.
AP shton po ashtu se rebelët e Houthi mbyllën zonën ku po shpërndaheshin parat dhe bllokuan gazetarët të futeshin.
Kujtojmë që grupi Houthitë kanë mbështetjen e Iranit dhe kanë kontrollua Sanaa që nga viti 2014, kur ajo përmbysi qeverinë e njohur ndërkombëtarisht atje.r.t/abcnews.al