Yellen: Kompanitë kineze mund të ndihmojnë Rusinë në luftën kundër Ukrainës

schedule12:56 - 11 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 11 Nëntor, 2023

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se “qeveria amerikane ka prova që sugjerojnë se kompanitë kineze mund të mbështesin Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke anashkaluar sanksionet perëndimore”.

Në këtë kontekst, zyrtarja i bëri thirrje Pekinit të marrë masa të rrepta.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar rrjedhën e materialeve që forcojnë Rusinë në zhvillimin e kësaj lufte barbare dhe të paligjshme,” tha ajo dhe paralajmëroi për sanksione kundër çdo kompanie që ndihmon ushtarakisht Moskën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!