Yaya Toure drejt kalimit në Brazil: Këto dy ditë mbyllet gjithçka

schedule16:26 - 18 Shkurt, 2020

schedule 16:26 - 18 Shkurt, 2020

Yaya Toure i dha fund aventurës me kinezët e Qingdao Huanghai dhe është gati për t’u transferuar në Brazil. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në bisedime me Botafogo dhe akordi përfundimtar është shumë afër sipas raportimeve të Globoesporte.

Agjentët e 36-vjeçari po bisedojnë me klubin brazilian, që siguroi shërbimet e Keisuke Honda disa ditë më parë. Botafogo ka shprehur interes t’i dhurojë një kontratë dhe firma është çështje ditësh.

Përgjigja përfundimtare do të vijë mes ditë se enjte dhe të premte, ky është afati që kemi përcaktuar. Në këtë periudhë kohore do të përcaktohen edhe detajet ekonomike të kontratës“, thekson lojtari afrikan, i cili shpreson të mbyllë karrierën në Rio De Janeiro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!