Yanis Varoufakis është një ekonomist dhe politikan grek. Në një postim në Twitter ai ka shpjeguar pse ideja se Europa Jugore është më e korruptuar se pjesa veriore e kontinentit është një mit.
Duke filluar nga korrupsioni me bankat gjermane deri te kriza ekonomike në Greqi dhe se si huatë ndikuan në sistemin financiar, ai ka detajuar pse korrupsioni është një mit në Europën Jugore.
Yanis Varoufakis explains why the idea that Southern Europe is more corrupt than the richer, Northern part of the continent is a myth. pic.twitter.com/TmYreL6XHv
— DiEM25 (@DiEM_25) January 20, 2023
“Mesa mbaj mend grekët dhe italianët dhe zona e Mesdheut janë cilësuar nga pjesa Veriore si të korruptuar. Dhe ne në jug e pranuam këtë. Sepse nuk ka dyshim se ka korrupsion endemik në jug të Bashkimit Europian, por është në nivel të ulët.
Por ju mund të pyesni sa shembuj mund të jepni?
20 vite më parë, FBI akuzoi Siemens-in se kishte korruptuar qindra, nëse jo mijëra politikanë në të gjithë Europën për të adoptuar pajisjet elektrike të Siemens dhe të Telekomunikacionit.
FBI zbuloi të gjitha të dhënat, ku të përfshirë ishin politikanë grekë dhe italianë e kështu me radhë.
Dëshironi të përmend Novartis?
Pikërisht e njëjta gjë ndodhi edhe me Novartis. Dëshironi të përmend VolksWagen, Audi, Mercedes-Benz?
Ky është korrupsion i ngritur në një nivel si të shpikjes së një rakete. Ata kanë zhvilluar një sistem të tillë me pajisje kaq të sofistikuara, të cilat janë në gjendje të kuptojnë kur po spiunohen nga pajisje inteligjente, dhe si po përgjohen dhe papritur të ndryshojnë lojën.
A arrini ta kuptoni që nevojiten qindra inxhinierë të aftë për të projektuar një sistem të tillë që fillon nga motorët me naftë deri në pikën kur është në gjendje të monitorojë, spiunojë.
Dua të them që ne në Mesdhe nuk e kemi këtë teknologji dhe nuk jemi të aftë ta bëjmë diçka të tillë.
Por le të flasim pak edhe për bankat gjermane…..
Në vitin 2008, 2009, u zbulua se bankat gjermane kishin vënë baste në tregjet e derivateve të Shteteve të Bashkuara shumë të mëdha dollarësh, afërsisht 30 herë më shumë se të ardhurat kombëtare të Gjermanisë. Por ata falimentuan, aq sa i kërcënuan se do të “gllabëronin” të gjithë Gjermaninë. Dhe çfarë ndodhi?
Asgjë! I bëri ata që t’i paguante. Më thuaj çfarë është kjo nëse nuk është një korrupsion masiv.
Kjo është ashiqare korrupsion.
Në fakt ne duhet t’i japim një medalje për etikën Eva Kaili në krahasim me korrupsionin e bankës gjermane.
Çfarë janë 60 mijë euro në krahasim me miliarda dollarë.
Por le të flasim tani se çfarë ndodhi në Greqi?
Sistemi bankar falimentoi në Greqi dhe ata erdhën këtu dhe i dhanë hua shtetit grek. 50 miliardë euro. Kështu që po shteti grek u detyroi të blinte aksione në ato banka.
Dhe pastaj të njëjtat banka, u detyruan ose iu dha mundësia për të shitur aksionet sepse ata nuk mund t’i blinin.
Dhe pasojat e kësaj besoj i dini të gjithë.
Kështu që njerëzit nuk mund të paguanin hipotekat e tyre. Pra, atëherë të njëjtat banka, së bashku me oligarkët nga e gjithë bota në Ishujt Delaware dhe Kajman, krijuan fonde për të blerë ato kredi nga ato banka për 3% të çmimit të tyre nominal dhe duke i dëbuar ata njerëz nga shtëpitë e tyre, duke shitur shtëpitë e tyre, duke krijuar një derivat të ri, më të ardhurat e shtëpive të tyre.
Tani, përsëri, duhen inxhinierë financiarë dhe juristë jashtëzakonisht të sofistikuar që paguhen me sasi të mëdha parash për t’u kënaqur me atë që sapo përshkrova, e cila nuk është asgjë më pak se skandali më i madh i korrupsionit.
Me paratë e taksapaguesve. Mendoni sërish për aeroportet greke, 14 aeroporte si Santorini dhe Mykonos, aeroporte që nuk mund të mos kenë fitime të mëdha.
E drejtë? Ata morën këto aeroporte. Ata ia dhanë Freeport, një kompani gjermane, për zero para mbi bazën e një kredie që populli grek u detyrua t’ia jepte Frappart-it. Dhe gjatë pandemisë, ne u dhamë atyre 180 milionë euro nga paratë që morëm hua nga Banka Qendrore Europiane për të mbuluar jo kostot e atyre aeroporteve, por për fitimet që do të kishin bërë nëse nuk do të kishte COVID 19.
Dhe a ra dakord Parlamenti Europian për këtë? Jo.
A u pyetën? Jo.
A i thanë jo. Por edhe sikur të ishin pyetur, ata do të ishin paguar për të mos folur.
/abcnews.al