“Yamal nuk duhet të ketë presion”, De la Fuente: Dua të jetë i qetë para finales

schedule15:36 - 12 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 12 Korrik, 2024

Ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 të tjerë, në Euro 2024 dhe mbrëmjen e së dielës do të ketë mundësinë të fitojë titullin e madh kampion të Evropës, vetëm 17 vjeç, me “yllin” spanjoll, Lamine Yamal, i cili është në qendër të vëmendjes, ku nuk kanë munguar as krahasimet me “yjet” e futbollit botëror.

Krahasimet e 16-vjeçarit me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit nuk mugojnë, megjithatë për mediat, tekniku i “Furive të Kuqve”, Luis de la Fuente ka bërë thirrje që lojtarit të mos i ushtrohet shumë presion.

“Nëse kthehemi dhe krahasojmë Yamal me Maradona, Cruyff, Pele apo Messi në këtë moshë, edhe ata do të përjetonin një situatë të ngjashme, ku nuk do të mungonin elozhet. Nuk dua t’i bëj presion që të jetë një lojtar i këtij profili dhe niveli dhe nuk dua ta bëj të mendoj se ai duhet t’u ngjasojë atyre. Ai mund ta bëjë këtë, por ajo që duhet të bëj është të jetë i qetë, të mos ketë presion.

Është përgjegjësia jonë ta drejtojmë Yamal në futboll, por edhe t’i mësojmë gjërat emocionale, personale, inteligjencën dhe interpretimin e jetës. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë një futbollist më i mirë”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së Spanjës. /i.m /abcnews.al