Prokuroria e Posaçme ka perfunduar hetimet per per dosjen Xibraka, te rinisura disa muaj me pare pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu I grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Olsi Rama në veprimtari të paligjshme.
Ne mbyllje te ketij hetimi SPAK ka arritur ne perfundimin se Olsi Rama nuk ka asnje lidhje me kete ceshtje, pasi nuk ekzistojnë prova apo fakte që ta lidhin ate me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar vite më parë disa persona. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.
Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Spak ka vendosur pezullimin e hetimeve për procedimin penal te regjistruar ne kete rast, pasi nuk janë identifikuar autorët e tjerë të veprave penale. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve./abcnews.al