Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka thënë këtë të mërkurë se Moska ka marrë parasysh gatishmërinë e Kinës për të lehtësuar negociatat me Ukrainën pas bisedës telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne vërejmë gatishmërinë e palës kineze për të bërë përpjekje për të vendosur procesin e negociatave,” ka thënë ajo.
Megjithatë, ajo vuri në dukje gjithashtu se në kushtet aktuale negociatat nuk kanë gjasa dhe fajësoi Kievin për refuzimin e nismave të Moskës.
Nga ana tjetër Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja në konflikt do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimer Krimenë.
Ndërkohë kujtojmë se zot është zhvilluat një bisedë telefonike mes Xi dhe Zelenskyt, ku ky i fundit ka theksuar se ishte një bisedë e gjatë dhe domethënëse./abcnews.al