Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Xi Jinping ka ftuar Vladimir Putinin të vizitojë Kinën këtë vit.
“Udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës ftoi gjithashtu kryeministrin rus Mishustin të vizitojë Kinën sa më shpejt të jetë e mundur, dhe bëri thirrje për intensifikimin e punës së mekanizmave ndërqeveritar të dy vendeve,” thekson RIA.
Ndërkohë kryeministri rus Mikhail Mishustin u takua me presidentin kinez Xi Jinping këtë mëngjes, si pjesë e vizitës shtetërore të këtij të fundit në Moskë.
Ndërsa më vonë pritet takimi zyrtar mes Putin dhe presidentit të Kinës.
/abcnews.al