Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xi Jinping në Beograd, synim shtrirja e ndikimit të Kinës në Evropë

schedule10:46 - 8 Maj, 2024

schedule 10:46 - 8 Maj, 2024

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në Serbi, në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës.

Xi udhëtoi nga Franca, ku ishte takuar paraprakisht me presidentin Emmanuel Macron, i cili i bëri trysni atij t’i lehtësojë kufizimet e Kinës për tregtinë dhe ta përdorë ndikimin e tij ndaj Rusisë për ndaljen e luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Lideri kinez ka shumë mundësi të përballet me më pak presion në Beograd nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili vazhdimisht ka kërkuar t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht se thotë se synon ta anëtarësojë vendin e vet në Bashkim Evropian.

Në vizitën e tij të dytë në Serbi në tetë vjetët e fundit, Xi me siguri do të bisedojë për një sërë temash me Vuçiçin – nga politika e jashtme tek ekonomia, teknologjia dhe kultura. Politikat nacionaliste dhe miqësore të Vuçiqit ndaj Rusisë e kanë alarmuar Perëndimin.

Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” ndërmjet dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e quajti presidentin Xi “mik të madh” të Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!