Xhuli, modelja mitike e nudos rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’

schedule10:38 - 29 Maj, 2024

schedule 10:38 - 29 Maj, 2024

Xhuli, modelja mitike e nudos në Akademinë e Arteve vjen në një rrëfim ndryshe në ‘Pas Mesnatë’. Ajo tregon se si hyri në Akademinë e Arteve, vështirësitë e para, por edhe paragjykimet e mentalitetit të kohës.

“Kur kam ardhur në fillim nuk e kisha idenë se cfarë është modelimi, kam ardhur në moshën 20 vjecare. Në Akademinë e Arteve më priti Gazment Leka, si një kukull e ftohtë aty hipa në një podium. Por isha njeriu tipik që i bëja njerëzit për vete, e humorit. Për momentin m’u duk sikur do luaja teatër. Vit pas viti kalova breza të tëra dhe nisa të kuptoj ngjyrat, kombinimin e rrobave.”

Por pse rolin e modeles në akademi?

“Me thënë të drejtën për cështje ekonomie, se asokohe në vitet ’90 ishte varfëri, kam qenë në shtëpinë e fëmijës. E pëlqej shumë punën që bëj, deri diku i kam hyrë tekstilit.” Rrëfen ajo, ndërsa tregon vështirësitë e këtij rrugëtimi.

“Ka qenë një punë e vështirë, ka patur rregull, disiplinë. Qëndroja 4 orë paradite dhe 3 orë pasdite, vizatim nudo. Deri sa hyra në botën e artit e kisha siklet kur zhvishesha nudo para studentëve. Ishte mentaliteti, por mënyrën se si ua shpjegoja njerëzve më thonin, bravo ke thyer akullin por kishte edhe pëshpërima mes të tjerëve. Ka patur raste që u kam thënë se punoj edhe pastruese.”

“Studentët i shikoj me një sy të mrekullueshëm, hyjnë në botën time, po si këtë brez më kanë magjepsur me ngjyrat. Ndihem si një mbretëreshë kur vij e shoh veten në një ekspozitë të tërë. Gjithë këto vite, them më në fund mu shpërblyen. Jam bërë profesioniste për të qëndruar model, si e veshur si e zhveshur, kujdesem për trupin. Akadamia e Artave është shtëpia ime me ngjyra. Studentët i bëj të gjithë për vete, më duan jashtë mase, mënyrën se si vi e veshur se ka të bëjë edhe veshja, si prezantohesh, buzëqeshjen.  Me shkop do vi këtu, do e mbyll vetëm kur të tërhiqem zvarrë.” -shprehet ajo për ‘Pas Mesnatë’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!