Xhuli Keko: Dori e cilësonte poemë të hapur, të plotësohej nga miqtë

schedule17:07 - 16 Shtator, 2022

schedule 17:07 - 16 Shtator, 2022

Nga Leontina Nika

Botohet e plotë  poema satirike e Teodor Kekos  “ E të tjera, e të tjera” në 20 vjetorin e ikjes së tij dhe 25 vite pas botimit të parë. Bashkëshortja Xhuli tha se ky është i pari botim integral. Pjesa e dytë e cila botohet për herë të parë e shkroi në vitin 1997, por nuk e botoi, sepse ai donte që poema të  plotësohej nga miqtë.

“Kjo poemë e pati fillesën tek poezia “ Diskoteka Albania – 1994, botuar në librin “Unë të  kam dashur,   kur të gjithë festonim me iluzionin e fajdeve . Kjo poezi i sherbeu Dorit si lupa nga ku shihte sjelljen tonë.  Këtë lupë Dori e përdori përsëri në 97, ku fajdet u kthyen nga festa mashtrimit në tragjedinë tonë”.

Pjesën e parë të poemës Dori e shkroi në Golem ku qëndroi bashkë me djemtë gjatë pranverës së 97, u publikua në shtypin e kohës dhe pati shumë jehonë. Po atë vit u botuar edhe si libër më vete.”

Ndërkohë që  politikanët e kohës, janë pjesë e satirës, së hollë të Dorit, por asnjëri prej tyre nuk pati hatërmbetje, madje Spartak Ngjela i cili ironizohet, jo pak, ka pranuar që të bëj edhe hyrjen e librit.

Elva Margariti gjatë promovimit e vë theksin tek skicat që ai krijonte gjatë seancave parlamentare, me skicën pushteti është ilustruar edhe kopertina.

Botimi i kësaj vepre dhe mbrëmja poetike u mundësuan nga  Ministria e Kulturës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!