Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.
Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas./ h.ll/abcnews.al